KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë elektrike dhe bën thirrje për kursim

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, ka paralajmëruar mundësinë e reduktimeve të furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve në vijim, në rast të vazhdimit të konsumit të lartë aktual. Në një komunikatë të martën, KOSTT u kërkoi qytetarëve dhe bizneseve që të kursejnë energjinë për të shmangur mbingarkesat dhe ndërprerjet. Sipas të dhënave, konsumimi maksimal ka arritur 1400 MW/h, ndërsa prodhimi vendor është rreth 700 megavat. Diferenca është mbuluar përmes importit nga shtetet fqinje. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ndikojë në shtrenjtimin e tarifave nga muaji mars. Ministria e Ekonomisë dhe kompanitë energjetike, përfshirë KEDS dhe KESCO, kanë bërë thirrje për përdorim racional të energjisë, veçanërisht prej orës  18:00 deri në 24:00. Ato rekomandojnë masa kursimi si përdorimi i alternativave për ngrohje dhe minimizimi i pajisjeve që harxhojnë shumë energji.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …