Kryeministri, Edi Rama nuk e ka hapur fare çështjen çame në takimin që ka zhvilluar me kreun e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i cili ka qëndruar në një vizitë dyditore në Tiranë. “Diplomacia greke ka një bazë të fuqishme dhe nuk ka frikë për të diskutuar çdo çështje”, citohet të ketë thënë Kotzias teksa ka bërë një vlerësim të takimeve të tij në Tiranë. “Është e rëndësishme që në takimin prej gati një ore, kryeministri Edi Rama nuk foli aspak me mua për çështjen aq të diskutueshme (të çamëve), për të cilën kishte folur të shtunën e kaluar”, ka thënë Kotzias. I pyetur mbi protestën e përfaqësuesve të komunitetit çam, kreu i diplomacisë greke e ka shpjeguar këtë në terma të afrimit të fushatës zgjedhore. “Është një problem i njohur, që disa bëjnë politikën e jashtme duke shikuar frontin e tyre të brendshëm. Shqipëria hyn në fushatë zgjedhjesh në fillim të vitit që vjen dhe të gjithë kërkojnë aleanca për një pozicion në qeverinë e ardhshme. Nëse do të bënim politikën e jashtme duke parë vetëm brenda vendit tonë, nuk do të kishte diplomaci ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …