Pas bisedës me ministrin kroat të veteranëve të Luftës Toma Medved dhe me përfaqësues të shoqatave të veteranëve të luftës, Miro Kovaç, shefi i diplomacisë kroate ka deklaruar se Kroacia mund ta bllokojë Serbinë në negociatat për anëtarësim në BE në kapitullin 23 nëse Serbia fillon së zbatuarit ligjin për kompetencat e përgjithshme për krime lufte ndaj veteranëve kroatë të luftës. Kovaç këtë e ka thënë “Serbia në rrugëtimin për në BE nuk do të mund ta zbatojë atë ligj, e duhet të bashkëpunojë edhe në zbulimin e të zhdukurve dhe të mbetjeve mortore”, citon Hina të ketë thënë Kovaç. “Po ashtu ekziston edhe korniza evropiane e sundimi i të drejtës është parimi themelor i funksionimit të BE-së. Tani është detyrim i Serbisë që ai ligj i saj të mos zbatohet për Kroacinë dhe ky detyrim ka hyrë në kornizën negociuese”, ka thënë Kovaç dhe ka shtuar se “Serbia, po deshi përparim drejt BE-së duhet dhe është e detyruar ta respektojë këtë kriter”. Ai ka shtuar se “në çdo gjashtë muaj do të kontrollohet përmbushja e këtyre detyrimeve e nga ana e Serbisë”.
