Ministri kroat i Punëve të Jashtme, Miro Kovaç ka thënë se hapja e kapitujve për Serbinë është sikur universiteti, por Serbia ende nuk e ka dhënë provimin pranues. Ai ka saktësuar se Kroacia po i bën të qarta me shkrim se çka duhet të bëjë Serbia për të kaluar këtë provim. “Kroacia dëshiron që Serbia të vendosë marrëdhënie me Kosovën për të mirën e njërit dhe shtetit tjetër”, ka thënë Kovaç. I pari i diplomacisë kroate ka përsëritur kushtet e Zagrebit për Serbinë. “Bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës duhet të jetë i plotë, duhet të pranohen aktgjykimet dhe vendimet e Tribunalit të Hagës, duhet të respektohen të drejtat e minoriteteve, sundimi i ligjit, dhe kështu edhe e drejta e minoritetit kroat i cili duam të jetë i përfaqësuar në Kuvendin e Serbisë si dhe Serbia duhet të heqë dorë nga juridiksioni për krime lufte në gjithë territorin e ish- Jugosllavisë”, është shprehur ministri kroat, Kovaç.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …