Sot ishte paraparë që të fillonte zëvendësimi i tri javëve të humbura mësim pas grevës së mësimdhënësve. Prindërit i çuan nxënësit nëpër shkolla, pas vendimit që lëshoi Ministria e Arsimit, por mësimdhënësit nuk shkuan fare nëpër shkolla. Të zhgënjyer me këtë veprim të mësimdhënësve kanë mbetur prindërit e nxënësve. Kryetari i Këshillit të Prindërve të Arsimit të Kosovës, Ymret Reshiti në një deklaratë ka kërkuar nga shteti që të mos bëjë hajgare me fëmijët. Mësimdhënësit as sot nuk kanë shkuar në shkolla, pavarësisht thirrjes së Ministrisë së Arsimit që nga sot të fillojë zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës. Thirrjes së drejtorëve të shkollave për mbajtjen e mësimit pozitivisht iu kanë përgjigjur vetëm nxënësit. Ata kanë shkuar në shkollë, dhe kanë pritur mësimdhënësit e tyre, të cilët nuk u shfaqen fare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …