KPF-ja në Ferizaj mbajti mbledhjen e fundit të këtij viti

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjete të KPF-së. Në këtë mbledhje Drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Arbër Bytyqi, ka bërë propozim-vendimin për hapjen e diskutimit publik, për Draft – Projektin e Hartës Zonale të Komunës së Ferizajt 2022-2030. Komiteti për Politikë dhe Financa, ka vendosur që të diskutojë në mbledhjen e Kuvendit edhe për raportin vjetor të  Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni Autobusëve“ SH.A. Ferizaj, raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti“ SH.A. Ferizaj, si dhe raportin vjetor të punës K.R.M. “Pastërtia” 2021 Ferizaj. Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim –vendimin për publikimin e listës së pronave të Komunës të Ferizajt për dhënien në shfrytëzim për vitin 2023, si dhe propozim – Vendim për shpalljen interes i përgjithshëm të ngastrës kadastrale 3654-2 Z.K. Jezerc, pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-0 Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …