KPF –ja në Suharekë ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të radhës për këtë vit

Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronë private,  projekt – vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafastacionit  dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës së Suharekës, si dhe projekt-vendimi për rialokim të mjeteve brenda fondit burimor (22) për vitin 2016, ishin pikat e rendit të ditës për të cilat kanë diskutuar anëtarët e KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa) në Komunën e Suharekës. Përveç, këtyre pikave për të cilat votuan të gjithë anëtaret unanimisht që të dalin para Këshilltarëve komunal në takimin e radhës të Kuvendit Komunal, anëtarët e KPF-së, kanë pas para vetës edhe një deklaratë që kishte të bënte me  gjendjen e krijuar tash së fundi në fshatin Mushtisht,  përkatësisht kthimit të  të zhvendosurve serbë në pronat e tyre, e cila gjithashtu u tha se do të dal para Këshilltarëve në seancën e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …