KPF- mbajti mbledhjen e IX (Nëntë) të rregullt

Mbledhjen e -IX- (nëntë) të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa(KPF) në Komunën e Malishevës, për vitin 2019, e udhëhoqi Kryesuesi, Rrahim Morina. Në këtë mbledhje që ishin për diskutim shtatë pika në rend dite, u miratuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Gjashtë prej tyre ishin shqyrtim i raporteve të disa drejtorive komunale, të gjitha këto u rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit Komunal të Malishevës. Po ashtu u shqyrtuan edhe disa kërkesa të qytetarëve adresuar në KPF, të cilat kishin të bënin me çështje shëndetësore si dhe të ndërrim destinimit të pronave. KPF-së iu ishte drejtuar Komitetit për Arsim, Rini, Kulturë dhe Sport me idenë për hartimin e një draft-rregullore të re për nivelin parauniversitar, me arsyetimin se ka ndryshime substanciale dhe kërkesa të reja në fushën e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …