Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021.
Për këtë mbledhje është propozua ky Rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021,
-
Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2021,
-
Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2021,
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2021,
-
Shqyrtimi i Propozim- vendimit për Pëlqimin Mjedisorë për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisorë të PZHK-së,
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit,
-
Shqyrtimi i Planit te Integritetit,
-
Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,
-
Shqyrtimi i Planit të Veprimit kundër korrupsionit,
-
Shqyrtimi i kërkesave,
-
Të ndryshme.