leoni

KPF në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajte mbledhja  e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive komunale. Për mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

– Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024

– Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën

– Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për emërim të rrugëve

– Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për renovim dhe pajisje të Stacionit të Zjarrfikësve në Deçan

– Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Strellc i Ulët

– Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizmin e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

– Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e rrugës “Garda e Dukagjinit” në fshatin Kodrali

– Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për renovimin e objektit ndihmës në SHMT “Tafil Kasumaj” në Deçan

– Shqyrtimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcela nr.764-3 Zk Baballoq

– Shqyrtimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcelat nr.0087-0 dhe nr.0088-0 Zk Lëbushë

– Shqyrtimi i kërkesave dhe

– Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar ky takim ka nisë me pikat e rendit të ditës. Për të gjitha pikat është debatuar nga anëtaret e KPF-së të subjekteve politike, njëkohësisht edhe  sqarimet e duhura janë dhen nga Drejtorët e dikastereve përkatëse. Të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin e anëtareve të KPF-së për diskutim ne Asamble.

Në këtë takim janë aprovu edhe këto kërkesat financiare:

Është miratuar kërkesa e QKM-së në Deçan, me kodin Buxhetorë 631-73900, për punëtoret të cilët kanë punuar me kontratë me kushte te veçanta gjatë muajve janar, shkurt, mars ,prill dhe maj 2021 .Kjo kërkesë ka marr votën e anëtareve të KPF-së për pagat e këtij ekipi në vlerë 8800.00€

  1. Është miratuar kërkesa e Drejtorisë BPZHR, për mbështetje financiare në vlerë 2500€ nga kjo drejtori për realizimin e aktivitetit tashmë tradicional ,,Riti i t’Qethave’’. Këto mjete do të ndahen nga DBPZHR, ndërsa është mbështet nga anëtaret e KPF-së.

  2. Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim për realizimin e Panairit Veror ,,Deçani 2021’’ kjo kërkesë ka marr votën e të gjithë anëtarëve të KPF-së për realizim .Vlera në total 2400€. Këto mjete destinohen nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë takim të rregullt të KPF-së  janë diskutua edhe një sërë tema tjera në interes të qytetarëve të cilat do të diskutohen edhe në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale që do te mbahet ditën e marte me 29.06.2021 me fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …