Komiteti për Politikë dhe Financa KPF-ja në jomunën e Deçanit ka mbajt takimin e VII-të të rregullt ku për këtë takim ishte parapa ky rend dite:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,
– Shqyrtimi i Raportit tre mujorë Financiarë,
– Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë së Arsimit,
– Shqyrtimi i propozimit për përcaktimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit – Propozim datat: 04,05,06. Maji
– Shqyrtimi i propozimit për hapjen e trasesë për elektrifikimin e Bjeshkëve të Deçanit,
– Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Kompanisë Komunale të pastrimit “Higjiena” dhe caktimit të lokacionit për ndërtimin e Objektit të Qendrës Rinore,
– Shqyrtimi i kërkesave dhe
– Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutu nga anëtarët e KPF-së, ku dhe kanë marrë edhe votën për diskutim në asamble. Nga anëtarët e KPF-së për pikën e 2-të të rendit të ditës janë dhënë rekomandime dhe janë bë disa plotësime lidhur më këtë Projektrregullore e cila pritet të votohet në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale që do të mbahet më 31.07.2019 më fillim në ora 10:00.