KPF në Ferizaj diskutoi për një varg çështjesh

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, bëri hapjen mbledhje së KPF-së si dhe bëri të ditur edhe pikat e rendit të ditës që u diskutuan në këtë mbledhje.

Fillimisht drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainca paraqiti propozimin për  një plotësim të vendimit për hartimin e hartës zonale të komunës së Ferizajt. Ky vendim  tha se është marrë para dy muajsh por që nga organet e nivelit qendror është rekomanduar që brenda tij, të përcaktohet edhe periudha kohore e vlefshmërisë së këtij projekti deri në 8 vjet.  Mirëpo me rastin e këtij propozimi u zhvillua një diskutim më i gjerë mes drejtorit Grainca dhe këshilltares Kristina Gashi Bytyqi e cila kërkoi një transparencë më të madhe rreth këtyre proceseve.

Ndërkaq një pikë tjetër që ngjalli diskutim dhe konfuzitet në mesin a anëtarëve të komitetit për Politikë dhe Financa ishte  një propozim për lirim nga taksa dhe dhënie të hapësirave publike kompanisë KEDS.

Mbizotëroi mendimi se është dashur të ofrohet një arsyeshmëri për këtë propozim dhe se ka nevojë për disa riformulime kur ajo do të diskutohet në Kuvend.

Me gjithë kundërshtimet e opozitës u vendos që propozimi me disa ndryshme të diskutohet në Kuvend në mbledhjen e së enjtes.

Një kërkesë tjetër për destinimin e një parcele prej 23 ari për varreza në afërsi të varrezave aktuale ngjalli po ashtu një diskutim të ashpër mes këshilltarëve komunalë të cilët kërkuan më shumë sqarime pse nuk po funksionalizohen vend varrezat e reja në afërsi të fshatit Balaj, pa pasur nevojë për ndarje të parcelave të reja.

Drejtori për Pronë Gjeodezi dhe Kadastër Fatmir Azizi shpjegoi se propozimi u ka ardh në mënyrë urgjente nga Bashkësia Islame, sepse vendi për varre të reja tashmë është ngushtuar shumë kurse tek vend varrezat e reja po punohet, por nuk dihet se kur do të bëhet gati toka për këtë qëllim.

Në mbledhjen e Kuvendit veç kësaj pike kaluan për diskutim dhe për tu marrë vendime edhe për  një propozim që përcakton shumën e shërbimeve të varrimit e cila do te hiqet nga komuna. Pastaj do të merret një vendim edhe për kompensimin e anëtarëve të komisionit që po punojnë për shqyrtimin e ankesave rreth emrave të rrugëve si dhe do të organizohet një debat me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Burim Karametën për disa ankesa që janë shfaqur së fundi.

Pjesë e seancës e cila do të mbahet pas dy ditësh është edhe raporti financiar për vitin e kaluar si dhe një korrigjim tek bartja e disa mjeteve nga viti 2015 në vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …