KPF në Ferizaj mbajti mbledhjen e rregullt

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal të Ferizajt Xhavit Zariqi. Anëtarët e këtij komiteti këtë mbledhje e ka filluar me një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së policit të vrarë Afrim Bunjaku. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, por edhe drejtorët e drejtorive komunale. Anëtaret e  këtij komiteti, në këtë mbledhje kanë diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2024. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe propozim-vendimi për këmbim i ngastrës kadastrale 1055-5 ZK Prelez i Jerlive prone private në pjesën kadastrale 7-0 ZK Muhovc, pronë e Komunës së Ferizajt. Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë edhe propozim-vendimin për anulumin e pjesërishëm të vendimit me Nr.01.Nr.107 të datës 29.09.2020.Poashtu u bë edhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 1243-0, 1244-0 dhe 1245-3 Zk Fshati i Vjetër pronë e komunës së Ferizajt. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik të Planit komunal të veprimit për shërbimet sociale 2024-2026. Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 29 shtator, duke filluar nga ora 10:00.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …