KPF në Ferizaj vendos për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga vitit 2021 në vitin 2022

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e këtij komiteti. Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit  Sabri Murseli, ka bërë katër propozim-vendimi për këmbimin e disa ngastrave kadastrale të cilat janë pronë private. Këto ngastra  janë në fshatin Prelez i Jerlive, Varosh, Dremjak dhe Bablak, ku me vota unanime u vendos që këto pika të rendit të ditës të diskutohen në mbledhjen e Kuvendit të Komunës. Po ashtu është bërë edhe propozim – vendimi për plotësimin e vendimit 01. Nr. 40 të datës 28.02.2022, propozim-vendim ky ku ishte caktuar komisioni për zgjedhjen e këshillave lokal. Në këtë vendim do të plotësohet vetëm pika 1 e cila ka të bëjë me anëtarët e këtij komisioni, ku do të shtohen edhe tre anëtarë: Sabri Murseli, nga ekzekutivi i Komunës, Kenan Gashi përfaqësues i shoqërisë civile si dhe Xhevat Sallahu përfaqësues nga fshati dhe vendbanimet. Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu,  ka bërë propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të Rregullores së Punës së Teatrit “Adriana” në Ferizaj. E nga ana tjetër drejtorja e Financave Sebahati Ajeti-Sadiku, ka bërë edhe propozimin për bartjen e të hyrave vetanake nga vitit 2021 në vitin 2021. Sipas saj janë gjithsejte 2,172, 078,07 euro, mjete këto që do të barten në kategori të ndryshme ekonomike. Po ashtu drejtorja Sadiku-Ajeti, ka bërë edhe raportin financiar për periudhën janar-mars të vitit 2022. Ndërkaq raporti i punës për vitin 2021 u tha se do të diskutohet gjerë e gjatë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet të premten me datën 29 prill duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …