KPF në Malishevë mbajti mbledhjen  e dytë  (II)  të rregullt të  për vitin 2022

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen  e dytë  (II) të rregullt të  për vitin 2022 Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi i KPF-së Argjend Thaçi, i cili propozoi rendin e punës dhe u miratua unanimisht nga anëtarët e pranishëm.

Këto pika u shqyrtuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, që do të mbahet brenda muajit mars.

Shqyrtimi i Raportit vjetor i Punës së Kryetarit të Komunës dhe Qeverisë Komunale (Janar-dhjetor) 2021.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 01/386 datë: 14.03.2022,  për marrjen e vendimit, për ndërrimin e pronës publike me pronë private,  për interes publik me rastin e ndërtimit të objektit të shkollës fillore në fshatin Panorc KK-Malishevë. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës nr.01/387 datë: 14.03.2022, për marrjen e vendimit për dhënien në shfrytëzim në afat prej dy vitesh, të Pishinës Publike në fshatin Banjë, KK-Malishevë. Njoftim lidhur me Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar –  Dhjetor 2022. Paraqitja në konsultim publik i Draft- Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim  me pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës.  Shqyrtimi i Planit të punës të Zyrës së Prokurimit Publik për vitin 2022. Formimi i Komisionit për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës dhe Shqyrtimi i kërkesave, ku KPF mbështeti kërkesat e  natyrës shëndetësore të personave me sëmundje të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …