KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e dytë për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës në Malishevë, drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit. Pas shqyrtimeve të pikave të rendit të ditës, KPF ka dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e në mesin e tyre, edhe raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për vitin e kaluar.

KPF, pas shqyrtimit, ka rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, informimin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, lidhur me përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2016/2017, si dhe për përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të këtij viti shkollor. Rekomandim tjetër për Kuvendin Komunal, ishte edhe Plani i Punës së Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, për vitin 2017.

KPF, ka rekomanduar për mbledhjen e kuvendit, edhe raportin e të hyrave dhe shpenzimeve komunale, gjatë vitin 2016, përkatësisht raportin vjetor financiar. KPF, ka shqyrtuar edhe kërkesat e drejtuara në adresë të këtij komiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …