KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e dytë urgjente

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e dytë urgjente për vitin 2022 me të vetmen pikë të rendit të ditës. Shqyrtimi dhe rekomandimi i kërkesës Nr.04/374 datë: 06.05.2022 të Drejtorisë për Ekonomi, Financë dhe  Buxhet për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2020, 2021 në vitin fiskal 2022. Drejtori për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi, para anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa iu përgjigj çështjeve të ngritura nga anëtarët e KPF-së për  bartjen dhe të hyrat vetanake për vitet 2020 dhe 2021 në  vitin 2022. KPF me votim unanim  e rekomandoi këtë pikë, për  mbledhjen që do ta mbajë Kuvendi Komunal i Malishevës brenda këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …