Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e -I- (parë) të rregullt ku shqyrtoi dhe rekomandoi këto pika për mbledhjen e Kuvendit Komunal për muajin shkurt.
-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022.
– Shqyrtimi i Raportit të DAE-së, për përfundimin e gjysmë-vjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22.
– Njoftim me Planin e Punës të Zyrës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2022
– Themelimi i komiteteve jo obligative: Komiteti për Arsim dhe Kulturë, Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalid, veteranë të Luftës së UÇK-së, si dhe të Martirëve të Luftës, Komiteti për Diasporë, Komiteti për Planifikim Urban, Kadastër, Turizëm, Mbrojtje te Mjedisit dhe monitorim të projekteve publike, Komiteti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
– Shqyrtimi i Raportit të Kompanisë Hidroregjioni Jugor – Njësia në Malishevë për vitin 2021.
– Shqyrtimi i kërkesave, të dërguara nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe kërkesave nga qytetarët, për ndërrim destinimi të pronës si dhe të atyre shëndetësore.