Në mbledhjen e -IV- (Katërt ) të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Malishevës, të kryesuar nga Kryesuesi Rrahim Morina, u miratua rendi i ditës unanimisht nga anëtarët i cili ishte paraparë për këtë mbledhje. Po ashtu anëtarët e KPF-së shqyrtuan secilën pikë veç e veç, disa pika dhe kërkesa i rekomanduan për Kuvend si: Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Mars 2019. Shqyrtimi i Raportit të Detajuar i punës së Zyrës së Tatimit në Pronë për vitin 2018, kurse u kërkua që Raportit i Detajuar i Punës së Drejtorisë për Urbanizëm për vitin 2018 të dërgohet në mbledhjen e ardhshme të kuvendit, në të kundërtën do të refuzohet kjo pikë e rendi të ditës për shqyrtim, u kërkua ndryshimi dhe plotësimi i Planit për Banim Social për vitin 2019-2021, të përmirësohet me detaje të duhura sepse janë të tejkaluara disa çështje në plan. Ndërsa tek shqyrtimi i kërkesave do veçuar, kërkesën e grupit të artistëve për themelimin e “Teatrit të Qyteti”, ku anëtarët e KPF, kërkojnë takim të drejtpërdrejt me grupin që të jep arsyetim. KPF- shqyrtoi disa kërkesave të qytetarëve, të cilët kërkuan të ndihmohen për çështje shëndetësore, financiare brenda limiteve të lejuara që ka si KPF.