KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të kuvendit, Argjend Thaçi, sot e ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt, ku pas shqyrtimit dhe diskutimit për pikat që ishin rend të ditës, të njëjtat janë rekomanduar për shqyrtim në mbledhjen e radhës në Kuvendin e Komunës. Pas shqyrtimit nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, janë rekomanduar për shqyrtim, Raporti tremujor financiar Janar-Mars 2023, bartja e të hyrave vetenake nga viti fiskal 2022 në vitin fiskal 2023, plani vjetor i Prokurimit Publik, si dhe formimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Po ashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve, disa prej të cilave janë rekomanduar për shqyrtim në kuvend dhe disa tjera kanë marrë përgjigje direkte nga KPF ose janë orientuar për shqyrtim në organet apo sektorët përgjegjës në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …