Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e parë për vitin 2017, ku pas shqyrtimeve ka dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendi të Komunës. Kjo mbledhje, sikur edhe mbledhjet tjera, janë drejtuar nga kryesuesi i Kuvendi të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe pas shqyrtimit të pikave, Komiteti për Politikë dhe Financa, ka rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të kuvendit, draft planin e punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2017.
Po ashtu, për mbledhjen e ardhshme, me kërkesën e komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores së Punës së Kuvendit të Komunës, është rekomanduar për shqyrtim në KK edhe kjo kërkesë.
Në mbledhjen e ardhshme të KK të Malishevës, pritet të shqyrtohen edhe raporti i punës së Komisionit të Aksionarëve për vitin 2016 dhe plani i punës për vitin 2017.