KPF në Mitrovicë mbajti mbledhjen e 25-të të rregullt

Është mbajtur mbledhja e 25-të e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Bislim Imeri dhe në prani të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit Safet Kamberi dhe drejtorëve të drejtorive komunale.

Me propozimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, anëtarët e  KPF-së hoqën nga rendi i ditës disa pika të rendit të ditës, ndërsa që të tjerat u aprovuan ashtu sikur që i kishte propozua kryesuesi.

Pikat e rendit të ditës për të cilat anëtarët e KPF diskutuan më së shumti, ishin raportet e DSHPI-së dhe të DBZHR-së për situatën ekonomike–financiare dhe realizimin e investimeve kapitale për vitin 2015. Pas një debati të gjerë, ku pati vërejtje, sugjerime dhe propozime të ndryshme, të dyja raportet u aprovuan dhe do të procedohen për në mbledhjen e radhës të KK të Mitrovicës.

Anëtarët e KPF-së zhvilluan debat ta frytshëm edhe lidhur me pikat tjera të rendit të ditës, të cilat po ashtu u miratuan dhe do të shqyrtohen edhe në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, për tu bërë të plotfuqishme.

Kështu, viza për mbledhjen e ardhshme të KK iu dha edhe këtyre materialeve: Draft-Rregullores për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale, e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren; Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës; Propozim vendimit për përkrahje të filmit me metrazh të shkurtër “Dielli lindë në kohë”; Propozimit për subvencionim të projektit “Ngritja e përkujdesjes shëndetësore në Komunën e Mitrovicës”; Kërkesës së Klubit të Futbollit “Trepça” në Mitrovicë për marrjen në shfrytëzim të një autobusi; Kërkesës së Klubit të Hendbollit “Trepça” dhe Klubit të Futbolli “Australia” për marrjen në shfrytëzim të një autobusi, Planit të punës së Kryetarit për vitin 2016 dhe Planit lokal antikorrupsion 2016-2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …