Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur të premten mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2021;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve dhe lagjeve në komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik pjesën e P-71510057-0234-2 në zonën kadastrale Rahovec;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 71510057-05864-0 zona, në kadastrale Rahovec;
-
Shqyrtimi propozim vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P- 71510057-05864-0 zona, në kadastrale Rahovec;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 71510021-00010-1 dhe P-71510021-00010-2, në zona kadastrale Dobidol;
-
Shqyrtimi propozim vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P- 71510021-00010-1 dhe P-71510021-00010-2, në zona kadastrale Dobidol;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.337/22, i datës: 29.06.2022 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës;
-
Të ndryshme.