Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika:
-
Shqyrtimi i Projekt Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec (QKMF);
-
Shqyrtimi i Projekt Planit Komunal për Integritet 2022-2026;
-
Raporti vjetor i punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022;
-
Shqyrtimi i Raportit financiar janar – mars 2022;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi propozim vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve, në komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për caktimin e lokacionit për hapësira për biznese;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave komunale për bujqësi;
-
Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 00054-0, 00265-0, 00498-0, 02909-0, 03015-0, 03016-0, 00251-0;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale për blegtori;
-
Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 02302-0 dhe P-00250-0;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-1 në Zonën Kadastrale Xërxë;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-2 në Zonën Kadastrale Xërxë;
-
Shqyrtimi i raportit të komisionit për vlerësimin e performances për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Qendrës Rinore SHL-Kosova;
-
Shqyrtimi i vendimit për themelimin e komiteteve konsultative për arsim dhe shëndetësi.