KPF në Rahovec sot organizon dëgjimin buxhetorë

Duke u bazuar në nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nr. 03/L-040, Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, nr.03/L-04, Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit,  lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

Njoftohen qytetarët e komunës e Rahovecit, për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2024-2025. Dëgjim publik me bashkësitë lokale, lagjet urbane dhe me përfaqësues të shkollave, do të mbahet në Sallën e Kuvendit Rahovec, më: 12 shtator 2022, e hënë, në orën 13:00. Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në Komunën e Rahovecit, mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/996-MFPT-KM-Qarkorja-Buxhetore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …