Komiteti për Politikë e Financa i komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e këtij komiteti, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të fundit për këtë vit, ku janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës, si:
– Propozim-vendimi për miratim paraprak të vendimit mbi publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim personave fizik/juridik
– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-Planit për Mobilitetin Urban
– Propozim-vendim për formimin e komisionit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë.
Pas diskutimeve dhe pyetjeve nga ana e anëtarëve të KPF-së në pikat e rendit të ditës, në të cilat kanë dhënë sqarime kryetari Nura dhe drejtorët komunalë, komiteti i ka votuar të gjitha pikat e rendit, dhe të njëjtat janë rekomanduar për miratim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, që pritet të mbahet në fund të këtij muaji.