Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenrajt, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërsa është udhëhequr nga anëtari i KPF-së, Mentor Mehmeti, në mungesë të kryesueses Adelina Spahiu, e ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e këtij komiteti. Në këtë mbledhje janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
– Raporti financiar i realizimit të buxhetit për periudhën janar – shtator 2023;
– Propozim-vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me pronat e paluajtshme të personave fizik/juridik.
Në fillim të mbledhjes janë futur edhe dy pika shtesë që lidhen me fushë e arsimit;
– Propozim-vendimi për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë për shkollat e komunës së Skenderajt; dhe
– Propozim-rregullorja për institucionet edukativo-arsimore.
Pas pyetjeve të anëtarëve të KPF-së, dhe sqarimeve nga drejtorët komunalë, komiteti i ka rekomanduar të gjitha pikat Kuvendit Komunal për votim në seancën e rregullt që do të mbahet në fund të muajit.