Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të komunës së Skenderajt, Adelina Spahiu, e ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e ekzekutivit dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Propozim-venim i nismës së Kryetarit të Komunës, për binjakëzim të Komunës së Skenderajt me Komunën e Vokuvarit të Kroacisë;
– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme në rrugën “17 Shkurti” (I);
– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme në rrugën “17 Shkurti” (II);
– Propozim-vendim për themelimin e komiteteve konsultative;
– Propozim-vendim për miratim të listës së emërtimit të rrugëve në komunën e Skenderajt;
Pas diskutimeve në pikat e caktuara dhe sqarimeve të nevojshme nga kryetari Nura dhe drejtorët komunal, anëtarët e KPF-së kanë rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për miratim në seancën e ardhshëm të Kuvendit që do të mbahet në fund të këtij muaji.