Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e 11-të dhe të fundit për vitin 2016.
Në këtë mbledhje KPF pas diskutimeve rekomandoi për Kuvend këto pika:
-Projekt-Plani strategjik i komunës së Skenderajt për trajtimin dhe parandalimin e korrupsioni për periudhën 2016-2018.
-Plani komunal i menaxhimit të mbeturinave për komunën e Skenderajt 2016-2018.
-Propozim-Vendim nr.02-350-65210, i datës 14.12.2016, për shfuqizimin e vendimit nr.350-59205, i datës 31.10.2016, për revidimin dhe harmonizimin e Planit Zhvillimor Komunal, si dhe
-Propozim-Vendim nr.06-350-65214, i datës 14.12.2016, për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Skenderajt 2017-2025.