KPF në Suharekë ka mbajt mbledhjen e fundit për këtë vit

KPF-ja ( Komiteti për Politikë dhe Financa ) i komunës së Suharekës ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit të 12–tën me radhë, ku ka diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të veprimit të KKSB-së për vitin 2017;

  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të punës dhe orarit të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Suharekës;

4 Projekt- vendimin për planin e veprimit për transparencë në Komunën e Suharekës për vitin 2017 dhe

  1. Të ndryshme.

Pas disa diskutimeve, sidomos në pikën e dytë që kishte të bënte me projekt-vendimin për miratimin e planit të veprimit të KKSB-së për vitin 2017, ku anëtarët e KPF-së kërkuan që në mbledhjen e radhës para anëtareve te Kuvendit te përgatitet një informatë më e plotë rreth punës për vitin që shkoi, të gjitha pikave iu dha drita e gjelbër që të dalin para anëtarëve të Kuvendit në mbledhjen e radhës për miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …