KPF në Viti mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë e Financa të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, e të cilat janë proceduar për seancën e radhës së Kuvendit. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, fillimisht ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti për konfirmimin nga ana  e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ligjshmërinë e vendimeve të marra në seancat e kaluara. Ndërkohë ka theksuar se është rikthyer në shqyrtim pika për taksa, ngarjesa dhe gjoba me plotësime nga MAPL-së. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Besnik Imeri, paraqiti vërejtjet e dhëna nga MAPL, për  propozim rregulloren për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-1057, të datës 29.09.2022 për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Në këtë mbledhje u miratuan dhe u proceduan për seancën e Kuvendit edhe   propozim vendimi për aprovimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2022-2026,  të cilën e prezantoi zyrtari Nexhat Arapi, ndërkohë u miratuan edhe pikat si ajo e propozim vendimit për krijimin e kodeve të reja për projektet me participim, si dhe propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft Rregullore për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim më pak se një vit të Pronës së Paluajtshme të Komunës. Seanca e radhës e kuvendit Komunal u vendos të mbahet të mërkurën  më 30 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …