KPF në Viti mbajti mbledhjen e parë të rregullt me përbërje të re

Është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, e kryesuar nga kryetari i Kuvendit Bekim Azizi, ku është diskutuar për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2021, për të cilat ka raportuar drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri. Nga anëtarët e KPF-së, u parashtruan një varg pyetjesh për këtë raport të shpenzimeve e të cilat do të merren në seancën e kuvendit. Në këtë mbledhje u dha informatë (raport) vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2021, si dhe një informatë për planifikimin përfundimtar të prokurimit për vitin 2022. Ndërkohë, anëtarët e këtij komiteti, kanë miratuar për procedim në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, propozim rregulloren për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-731, të datës 24.09.2021 për taksa, ngarkesa dhe gjoba; iniciativën e kryetarit për ndryshim dhe plotësimin e statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011, si dhe  propozim vendimin për themelimin e komisioni për ndryshim plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011. Gjithashtu, u miratuan edhe pikat si ajo e propozim Vendimit për formimin e Komisionit për procedurat e mëtutjeshme të dhënies me qira të vend gjuetisë në territorin e Komunës së Vitisë, propozim vendimin për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore.  Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e Komitetit për Arsim, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë,  propozim vendimin  për aprovimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022, si dhe propozim vendimin për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim gjatë vitit 2022. Për këtë mbledhje ishte paraparë edhe shqyrtimi i planit vjetor për vitin 2022 dhe plani strategjik për Njësinë e Auditimi të Brendshëm të Komunës së Vitisë, për periudhën kohore 2022-2024, mirëpo në mungesë të zyrtarit që për shkaqe shëndetësore nuk ishte prezent, kjo pikë u shty për në mbledhjen e ardhshme. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet më 28 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …