KPF në Viti mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutua për projekt buxhetin e vitit 2023

Është mbajtur sot mbledhja e VII e Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, ku anëtarët e këtij komiteti kanë diskutuar për 14 pika që ishin paraparë për këtë mbledhje, por që me kërkesë të drejtorisë për Bujqësi dhe asaj për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, janë hyrë në rend dite edhe dy pika të tjera. Ndër pikat që u diskutuan më shumë në këtë mbledhje ishte ajo e propozim vendimit për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2023-2025, të cilin e prezantoi drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri. Ai mes tjerash bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2023 do të jetë 14,996,357 euro, ndërkohë që shuma e grantit qeveritar do të jetë 13,943,538 euro. Sipas tij, të hyrat vetenake që planifikohen të inkasohen  janë 1,052,819 euro. “Plan buxheti i vitit 2023, është i përgatitur në bazë të Statutit të Komunës së Vitisë , duke bërë shpërndarjen e fondeve nëpër drejtori, programe e nën programe. Për paga dhe shtesa do jetë shuma prej 7,609,386 euro apo 50.74 %, për mallra dhe shërbime 2,432,766 euro apo 16.22 %, për shpenzime komunale 325,000 apo 2.17%, subvencione dhe transfere 570,000 euro apo 3.80 %, si dhe për shpenzime kapitale 4,059,205 euro apo shprehur në përqindje 27,07 %”, tha Imeri. Në bazë krahasimit me vitin 2022, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë për 1,926,862 Euro. Anëtarët e KPF-së patën disa vërejtje në listën e investimeve të parapara, megjithëse më shumicën votash u aprovua propozim vendimi për projekt buxhetin që të procedohet në kuvend për miratim. Në këtë mbledhje u aprovuan që të hyjnë në procedurën e miratimit për kuvend edhe pikat si: propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2023. Propozim vendimi për planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023.  Nisma për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrim të shërbimeve juridike.  b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrimi i shërbimeve juridike.  c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokolti në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi, shërbime të zjarrfikëseve, ofrimi i shërbimeve juridike.  Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale në zonën e kadastrale ne Viti, Radivojc dhe Sllatinë. Propozim vendimi për caktimin e komisionit, për intervistim, vlerësim dhe poentim të kandidatëve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat drejtor, zv drejtor të shkollave fillore-mesme dhe çerdheve të Fëmijëve të Komunës së Vitisë. Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, me Nr. 01-110/05-790 të datës 01.08.2022. Propozim vendimi për  shpalljen “qytetarë nderi” i Komunës së Vitisë, drejtoreshën ekzekutive të MCC-së z. Alice P. Albright. Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ngritjen e Obeliskut për z. Madeleine Albright. Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit paraprak me nr. 01-110/05-477 të datës 04.05.2022, për shpalljen me interes të përgjithshëm  për hapjen e rrugës së re në zonën kadastrale në Sllatinë. Propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik draft Strategjinë e Zhvillimit Lokal 2022-2026.  Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin 2021. U dha një informatë lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me datën 31.12.2021. Propozim vendimi për shpalljen në shqyrtim publik të projekt planit zhvillimor komunal të komunës së Vitisë për vitin 2022-2030, si dhe propozim vendimi për krijimin e kodeve të reja për projektet me participim.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …