KPF në Viti mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa, është debatuar për disa pika të rendit të ditës dhe njëherit është njoftuar edhe për gjendjen aktuale pandemike në komunën e Vitisë. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka bërë të ditur fillimisht për rastet aktive me covid19 në komunën e Vitisë që momentalisht janë 93, prej të cilëve 11 të hospitalizuar. Numri në rritje i të infektuarve, është shqetësim, me qenë se situata është e menaxhueshme vetëm se duhet respektim i masave që parashihen nga IKSHP-ja, ka thënë kryesuesi Pira. Një debat më i gjatë e ku është diskutuar më shumë nga anëtarët e KPF-së, ka qenë pika rreth propozim rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë. Pas diskutimeve dhe propozimeve që u dhanë nga anëtarët e KPF-së, u vendos që kjo pikë të procedohet për seancën e ardhshme të Kuvendit. Ndërkaq, pika rreth propozimit për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshme publik, u shty për një seancë tjetër nga anëtarët e KPF-së. Në këtë mbledhje u miratuan edhe këto pika që të procedohen për seancën e ardhshme të Kuvendit: propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-1373, të datës 29.12.2020, për miratimin e listës së veçante të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjate vitit 2021, propozim vendimin për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-98, i datës 01.03.2021, paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmase ankandit publik (parkingjet publike), propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-102, të datës 01.03.2021, për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-97, i datës 01.03.2021, për autorizimin e Kryetarit të Komunës për Këmbimin e pronave Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …