KPF në Viti mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Për këtë mbledhje, anëtarët e KPF-së kanë diskutuar rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike (shesheve), në Komunën e Vitisë me fshatra. Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë  rreth kësaj pike, u vendos që ky komision të ketë 11 anëtar, si dhe të hiqet fjala riemërtim. Gjithashtu, pikat tjera si ajo e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi te kufizuara në fshatin Bincë, propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-013/372, të datës 04.04.2017, për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj, si dhe pika rreth  propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-110/05-395, të datës 08.04.2022, për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, u proceduan për seancën e ardhshme të Kuvendit. Ndërkaq , nuk u miratua për tu proceduar në Kuvend propozim vendimi paraprak me nr. 01-110/05-657 të datës 30.06.2022 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, pasi që nuk morri votat e mjaftueshme nga anëtarët e këtij Komiteti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …