KPF në Viti shqyrtoi pasqyrat financiare për periudhën janar-mars 2023

Është  mbajtur sot mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, ku është diskutuar për një varg pikash të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje. Një ndër pikat që është diskutuar me theks të veçantë ka qenë ajo e Pasqyrave Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2023. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendi Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së disa pikave nga seanca e fundit, ndërkohë ka bërë të ditur se për një pikë është kërkuar të rikthehet në shqyrtim. Edhe kryesuesi Azizi, por edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, kanë uruar gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit.  Në pikën e rendit të ditës rreth pasqyrave financiare gjatë periudhës janar-mars 2023, drejtori i kësaj drejtorie Besnik Imeri tha se  janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake  në vlerë prej 248.894.28€ ndërsa shkalla e inkasimit  duke u bazuar në planifikimin vjetor është  23,64%. Kurse krahasuar me të hyrat për periudhën e njëjtë të vitit paraprak  të hyrat e këtij viti janë  më të larta për 81.422,00€. E shkalla e shpenzimit sipas buxhetit të alokuar për këtë periudhë  nga fondet burimore: granti  qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë 3,112.913,40€ ndërsa shpenzimet janë 2,949.641,98€ e shpenzimi për këtë periudhë  është 94,76% në krahasim me alokimet për të gjitha programet  dhe kategoritë ekonomike”, tha drejtori Imeri. Gjithashtu, në këtë mbledhje u miratua që të procedohet për Kuvend, draft rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Vitisë, e cila siç u tha nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Basri Aliu, përbëhet nga 11 kapituj duke përfshi aktivitetet, operatorin, mbikëqyrjen, implementimin dhe kundërvajtjen etj. Për kuvend u proceduan edhe propozim vendimi për miratimin e iniciativës për bashkëpunim ndër komunal ndërmjet Komunave përkatëse në fushën e Menaxhimit te mbeturinave, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes Komunës së Vitisë dhe Komunës së Kirchhain – Gjermani, propozim vendimi për miratimin e planit komunale për Ri Integrimin e Qëndrueshëm të personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në komunën e Vitisë, si dhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr.01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin e vendimit nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021 për formimin e Komitetit për Komunitete.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …