leoni

KPF shqyrtoi projekt buxhetin e komunës së Vitisë për vitin 2022-2024

Është mbajtur sot mbledhja e tetë e radhës e Komitetit për Politik e Financa të Kuvendit Komunal, ku fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka shprehur falënderim grupeve parlamentare dhe në përgjithësi këshilltarëve të këtij mandati, për bashkëpunimin e ndërsjellët, si dhe i ka uruar edhe kandidatët të cilët garojnë në zgjedhjet e tetorit. Gjithashtu, kryesuesi ka njoftuar edhe për gjendjen aktuale me pandeminë në komunën e Vitisë. Në rend dite si pikë më debutuese ishte ajo e propozim shqyrtimit dhe miratimi i propozim vendimit për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2022-2024. Duke pasqyruar këtë draft dokument, drejtori për Ekonomi dhe Financa Ibrahim Rama, tha se buxheti komunal për vitin 2022 është 13.069.495 euro. “Paraqitja e buxhetit sipas kategorive ekonomike për vitin 2022 është për paga dhe shtesa 7,618,305 euro, mallra e shërbime 2,092,704 euro, shpenzime komunale 320,000 euro, subvencione e transfere 360,000 dhe për shpenzime kapitale 2,678,486 euro”, bëri të ditur drejtori Rama. Kurse duke folur për buxhetin edhe të viteve tjera, ai tha se për vitin 2023, sipas projeksioneve buxheti do të jetë 13,721,278.00 euro, ndërsa për vitin 2024, 14,393,158.00 euro. Anëtarët e KPF-i kanë rekomanduar Kuvendit projekt buxhetin për vitin 2022-2024. Në pikat tjera që u shqyrtuan në këtë mbledhje, ishte edhe miratimi për në seancën e radhës i propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2022, plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin 2020, ndërkohë që u dhanë edhe dy informata, njëra lidhur me Raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të komunës së Vitisë për vitin e përfunduar më 31.12.2020, si dhe një informatë- raport periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …