KPK i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’i ndal deklaratat linçuese kundër Institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve të saj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti që t’i ndal deklaratat linçuese kundër Institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve të saj. Kjo thirrje është bërë pasi kryeministri, Albin Kurti duke reaguar ndaj akuzave për humbje të një sasia të madhe të rezervave shtetërore gjatë qeverisjes së tij, ai ka deklaruar se humbësit gjenden te elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit. “Edhe pse tё paktё nё numёr, pёrfitimet e tyre kanё qenё shumëmilionёshe, andaj edhe nuk kanё se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti. E ndaj kësaj deklarate të tij, ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës. “KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …