Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 31 janar 2020, pati aprovuar për dëgjim publik: Daft Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele dhe periudha e hapur për komente publike ka qenë prej datës 3 shkurt 2020 deri më 18 mars 2020. Duke pas parasysh situatën aktuale të krijuar pas paraqitjes së virusit Covid-19 në Kosovë dhe shpalljes së gjendjes emergjente në shëndetin publik nga Ministria e Shëndetësisë. Duke u bazuar në këtë situate të krijuar, KPM me qëllim që t’iu ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e interesuara të japin komentet e tyre me shkrim, për rregulloren e lartëcekur, ka marrë vendim për zgjatjen afatit të periudhës së hapur për komente publike deri më 30 prill 2020. KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë përmes e-mailit: [email protected].
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …