mediat

KPM fton të licencuarit të vazhdojnë të kontribuojnë me profesionalizëm në mbulimin e procesit zgjedhor

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) fton të licencuarit e KPM-së të vazhdojnë të kontribuojnë me profesionalizëm në mbulimin e periudhës së mbetur të procesit zgjedhor, duke pas parasyshrëndësinë e raportimit të drejtë dhe të p aansheëm dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në forcimin e demokracisë në vendin tonë.Deri në përfundim të procesit zgjedhor, KPM udhëzon të licencuari që: të angazhohen në edukimin e votuesve për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike; të ofrojnë mundësi për publikun për të paraqitur shqetësimet, opinionet dhe nevojat e tyre tek përfaqësuesit e partive politike dhe të kenë mundësi të interaktivitetit me ta; të raportojnë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme lidhur me zhvillimet e procesit zgjedhorë; të ofrojnë mundësi për promovimin e platformave politike të partive politike në garë, përmes formave të ndryshme të programeve; të jenë të vëmendshëm sa i përket gjuhës së përdorur në përmbajtjet programore dhe të ndërmarrin veprime të duhura për evitimin e përdorimit të gjuhës së papërshtatshme, ofenduese dhe gjuhës së urrejtjes, veçanërisht nga pjesëmarrësit në programe të drejtpërdrejta.

KPM udhëzon të licencuarit të sigurohen se përmbajtja programore e transmetuar është në pajtim me Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale, duke respektuar parime tetike, mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, si dhe të mos përmbajë gjuhë të dëmshme, fyese, denigruese dhe gjuhë të urrejtjes apo materiale që mund të nxisin dhunë, diskriminojnë apo njollosin individ apo grupe të caktuar të shoqërisë. Sa i përket reklamimit politik, të licencuarit duhet të veprojnë në pajtim me legjislacionin në fuqi, veçanërisht sa i përket përmbajtjes, kohëzgjatjes së tyre, identifikimit të tyre (me apo papagesë), duke përfshirë këtu edhe emrin e organizatës ose individin përgjegjës për të. Po ashtu, OSHMA-të duhet të kenë kujdes në respektimin e Kodit të Etikës, duke mos përfshirë fëmijët në spotet promovuese politike. Me qëllim të evitimit nga çfarëdo lloj ndikimi negativ në procesin zgjedhor, është e domosdoshme që të licencuarit të jenë të vëmendshëm gjatë heshtjes zgjedhore, posaçërisht gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta të përmbajtjeve programore, ku ekziston mundësia e keqpërdorimit të hapësirës së ofruar, qoftë nga kandidatët e subjekteve politike apo pjesëmarrësit në programe, për të bërë thirrje apo promovim për ndonjë partie politike. Prandaj, në këtë proces të jashtzakonshëm zgjedhor, kërkohet që të licencuarit të veprojnë nëpajtueshmëri të plotë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Udhëzuesin e KPM-së për Sjelljen e Mediave gjatë Fushatës Zgjedhore, me aktet nënligjore të KPM-së, si dhe të mos ndikohen nga partitë politike apo individë të caktuar, që do ta dëmtonin procesin zgjedhorë, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIE

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …