Komisioni i Pavarur i Mediave në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Terre Des Hommes, organizon një tryezë me qëllim të diskutimit të nivelit të mbrojtjes së fëmijëve në media. Ky diskutim synon të ofrojë pikëpamje dhe rekomandime nga aktorët përkatës të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme audiovizive, mbrojtjen e privatësisë dhe identitetit të fëmijëve dhe raportimin e përgjegjshëm etik. Qëllimi i kësaj tryeze është të sigurojë bashkëpunim dhe ndërveprim të suksesshëm ndërmjet Komisionit të Pavarur të Mediave, Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë – KOMF, për mbrojtjen e fëmijëve në media. Tryeza mbahet më 1 korrik 2024, në orën 10:00 në Hotel Sirius, Prishtinë. Pas përfundimit të tryezës, do të nënshkruhet edhe një Deklaratë e përbashkët e KPM-së, KMSHK-së dhe KOMF-it, lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në media e cila pastaj do t’u shpërndahet edhe gazetarëve
Kontrolloni gjithashtu
Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve
Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …