KPM: Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejtë e të paanshme të gjitha subjektet politike të certifikuara

KPM: Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejtë e të paanshme të gjitha subjektet politike të certifikuara

Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve. Aty u kërkua nga mediat që të jenë të balancuara dhe t’iu japin hapësirë të barabartë të gjitha subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, tha se Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejt dhe të paanshme  të gjitha subjektet politike të certifikuara. Përkitazi me këtë, ai tha se KMP-ja ka hartuar një rregullore të re, ku i mundëson mediave të kenë më të lehtë dhe të qartë obligimet e veta gjatë fushatës zgjedhore. Ligji kërkon nga vet mediat që të sigurojnë që të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në emisionet gjatë fushatave zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Moto Klubi “Veteranet e UÇK-së”: Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Liris së Kosovës

Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit. Vepra …