mediat

KPM: Shkelja e Kodit të Etikës në disa raportime për gruan rome dhe arrestimet në Veri

Në bazë të monitorimit të Ofruesve të Shërbimeve Mediale Vizuele (OSHMA), Komisioni i Pavarurpër Media ka vërejtur se disa prej tyre nuk kanë respektuar plotësisht rregullat dhe parimet etikës gjatë raportimit rreth rastit të rrahjes së një gruaje të komunitetit rom si dhe në rastin e arrestimeve të kryera në disa komuna në veri të Kosovës. Sipas Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele 2016/03, OSHMA-të janë të obliguara që gjatë raportimit të ngjarjeve të tilla të kenë kujdes gjatë transmetimit të materialeve tëcilat mund të shkaktojnë dëme, në mes tjerash që përfshijnë edhe pamje të rrahjes, apo poshtërimit publik që në këtë rast i është shkaktuar viktimës. Po ashtu sipas këtij Kodi, parashihet që e drejta e privatësisë së fëmijëve duhet të respektohet dhe se nuk duhet të transmetohet asnjë informacion që mund t’i identifikojë fëmijët dhe të miturit që janë viktima apo në konflikt me ligjin.

KPM ka vërejtur që gjatë disa transmetimeve të kronikave është bërë identifikimi i gruas si dhe të dyshuarit për kryeje të këtij akti, i cili në këtë rast ka qenë person nën moshën 18 vjeçare. KPM u tërheqë vërejtjen OSHMA- ve se zbulimi i identitetit të të miturve që janë viktima të abuzimit është në kundërshtim me Kodin e Etikës, përkatësisht me të drejtat individuale si dhe Rregulloren për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe të Miturve në shërbimet audio-vizuale. Gjithashtu gjatë monitorimit të raportimeve lidhur me aksionin e fundit të Policisë së Kosovës për arrestimin e disa personave në veri të vendit, është vërejtur se në disa OSHMA gjatë raportimit janë shkelur të drejtat individuale të personave të arrestuar. Sipas Kodit të Etikës, parashihet që OSHMA-të duhet të respektojnë të drejtën e individit që të konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia nga gjykata kompetente dhe nuk duhet të transmetojnë materiale që identifikojnë personat e arrestuar apo ndaluar që sulmohen fizikisht apo verbalisht në mënyrë që i përulë apo poshtëron ata. KPM në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin e vet lidhur me çështje të ngjashme, si gjatë komunikimit individual me të licencuarit ashtu edhe përmes njoftimeve publike, me qëllim që t’u rikujtohen të gjitha medieve obligimet ligjore dhe etike karshi publikut, e në veçanti ndaj të fëmijëve dhe të miturve si kategoria më e ndjeshme e publikut.

KPM ua rikujton ofruesve të shërbimeve mediale audio-vizuale që të kenë kujdes gjatë transmetimit të çështjeve që janë të ndjeshme për shoqërinë në përgjithësi dhe individët në veçanti. Raportimet për këto raste duhet të bëhen me kujdes dhe mirëkuptim nga ana e të licencuarve

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …