KPMM: Mineralet metalore dhe energjetike të trajtohen me prioritet pasi që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik

KPMM: Mineralet metalore dhe energjetike të trajtohen me prioritet pasi që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik

Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, e ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Kryesues i KPMM-së, Musa Shabani e ka elaboruar punën e këtij institucioni, qëllimin dhe obligimet e tij karshi bizneseve. Ai ka thënë së Kosova ka minerale metalore industriale por ende nuk është identifikuar rruga e duhur institucionale. Mineralet metalore dhe energjetike duhet të trajtohen me prioritet ngase i kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Kosova tani është duke përballur me deficit në prodhimin e energjisë elektrike. Ai theksuar se sfidë mbetet statuti dhe ligji për Trepçën.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe deputetja Sala Berisha Shala. Ajo ka thënë së kemi për obligim që nga afër të shohim gjendjen aktuale. Ndonëse një herë në vit na vijë raporti i punës për këtë çështje. Formula e përzgjedhjes nuk është korrekte ngase dy tre deputet kanë dhe angazhime tjera, pra mungojnë në raste të tilla sikurse rasti konkret. Por komisioni që unë e kryesoj është i rëndësishëm pasi që i mbulon katër ministri, ka thënë në mes të tjerash ajo. Në ndërkohe është plotësuar ndryshimi i ligjit për këtë sektor Pas monitorimit ne kemi pas një ndryshim të ligjit në vitin 2013, ndonëse ndryshimi i fundit është bërë në vitin 2015. Ligji ka qenë tërësisht i gatshëm për t’u proceduar me tutje pasi që gjitha ndryshimet e nevojshme janë inkorporuar, është shprehur Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …