Uebfaqja e KQZ-së ka bërë të ditur se janë numëruar 100 për qind të votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit. Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave apo 202 mijë e 968 vota. LDK-ja është e dyta me 24.82 për qind të votave apo 197 mijë e 702 vota. PDK-ja është e treta me 21.24 për qind apo 169 mijë e 211 vota. Koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për qind apo 92 mijë e 149 vota. Nisma-AKR-PD është në “teh” të pragut zgjedhor prej 5 për qind. Ajo deri tash ka 39 mijë e 495 vota apo 4.96 për qind. 40 mijë e 732 fletëvotime ishin të pavlefshme. Tash pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …