Bazuar në informatat e herë pas hershme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet e ditur se deri në orën 15.oo mbi 480 mijë qytetarë të Kosovës kanë dalë në votimet të cilat po mbahen sot në vendin tonë. Aktualisht 32. 25 për qind e votuesve në nivel të Kosovës kanë votuar për këto zgjedhje. Pavarësisht motit të ftohtë dhe rrugëve jo të pastruara sa duhet, votimet po zhvillohen të qeta dhe pa incidente.
