Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00, kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve, nga 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarëve që kanë të drejt vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunave. Autoritetet më të larta të vendit ju ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje sepse ky është proces tejet i rëndësishëm i cili do të ketë ndikim të madhe në jetën e tyre gjatë katër viteve të ardhshme. “Sot është ditë po aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave ku gjithsecili prej jush dhe prej nesh jeton, prandaj është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi në mënyrë që nesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh të jetës në komunat ku ata jetojnë”, ka deklaruar pas votimit kryetarja e vendit, Vjosa Osmani. Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …