Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për mediet ka njoftuar se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë 27,83% për qind, saktësisht deri në këtë kohë kanë votuar 451.990 votues. Sipas Dakës, procesi deri më tani ka shkuar në rregull dhe pa ndonjë incident që do të dëmtonte atë. Numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e sotme parlamentare duket se do t i zhgënjejë të gjithë ata që kanë konkurruar të zgjidhen deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Orët e mbetura nuk premtojnë shumë por megjithatë pritet që votuesit të shumohen në orët e mbrëmjes.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …