Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, pas një procesi të mbështetur nga vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës. Në një letër drejtuar partive politike, KQZ ka kujtuar detyrimin ligjor për dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë, përpara certifikimit të rezultatit. Kjo përfshin ministrat dhe zëvendësministrat aktualë, të cilët duhet të japin dorëheqjen për të siguruar funksionimin e rregullt të institucioneve. Nga Qeveria aktuale janë zgjedhur deputetë edhe në legjislaturën e re, Albin Kurti, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schwarz, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Rozeta Hajdari, Fikrim Damka, Nenad Rashiq, Elbert Krasniqi, Emilja Rexhepi.
