Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi deklaroi se gjithçka është gati për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në pjesën veri të vendit. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi dhe janë të gatshëm që nesër në orët e hershme të mëngjesit të bëjnë shpërndarjen e fletë-votimeve dhe materialit të ndjeshëm, në mënyrë që vend-votimet të hapën në orën 07:00. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shtoi më tutje për numrin e komisionarëve që do të jenë të angazhuar në 87 vend-votime sa do jenë gjithsej në katër komunat në veri. Gjatë ditës kur do të mbahen zgjedhjet në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveqan, KQZ ka paraparë mbajtjen e pesë konferencave, ndërsa për orën e saktë të publikimit të rezultateve preliminare në KQZ, thonë se do t’i njoftojnë mediet në ndërkohë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …